Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në spitalin e Elbasanit, ku një 3-vjeçare ka ndërruar jetë. Mësohet se e mitura, mjekohej prej pak ditësh në shtëpi, ndërkohë që është dërguar nga familjarët me temperaturë të lartë në spital. 

E mitura nga fshati Kusarth është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga Pneumonia bilaterale.

Po ashtu kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.

“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasja e mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.