Policia e Durrësit bën të ditur se paraditen e sotme, në orën 11:15,  në lagjen nr.13, shtetasi L. A., 41 vjeç, banues në qytetin bregdetar,  ka ndërruar jetë. 

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 41-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

“Më datë 20.06.2021, në orën 11:15,  në lagjen nr.13, Plazh, Durrës,  shtetasi L. A., 41 vjeç, banues në Durrës,  ka ndërruar jetë, dyshohet  si pasojë e arrestit kardiak”,– njofton policia.