Një 50-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Korçë. Sipas informacioneve, viktima vuante nga sëmundja e diabetit, por pasditen e sotme gjendja e saj u përkeqësua dhe shfaqi probleme me frymëmarrjen.

Deri më tani ende nuk dihet nëse 50-vjeçarja kishte të tjera simptoma, për ngritjen e dyshimeve se mund të ishte e infektuar nga koronavirusi.

Sipas të dhënëve, 50-vjeçarja nuk ka udhëtuar jashtë vendit, por ende nuk dihet nëse ka pasur kontakt me persona që kanë ardhur në Shqipëri nga vendet e infektuara nga virusi vdekjeprurës.

Ditën e nesërme pritet të dalin analizat që do të sqarojne shkaqet e vërteta të vdekjes së 50-vjeçares.