Edmond Naska, 72-vjecari i cili një vit më parë terrorizoi Korçën pasi qëllonte me kallash nga ballkoni i shtëpisë, ka ndërruar jetë në banesë.
Mësohet se ai vuante nga probleme me shëndetin mendor, ndërsa është gjetur sot i pajetë në banesën e tij në lagjen 16 të qytetit të Korçës. Prej vitesh Naska jetonte i vetëm në shtëpi, ndërsa në korrik të vitit të kaluar ai qëllonte me kallash nga banesa e tij ku u desh ndërhyrja e forcave të Renea-s për ta neutralizuar.
Sipas informacioneve paraprake, nuk janë këqyrur shenja dhune, megjithatë trupi do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore.