Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 8-vjeçarja që fatkeqësisht ra sot nga kati i gjashtë i një ndërtese në Lezhë.

Policia njoftoi se më datë 29.03.2017, ora 12:50, në lagjen “Beslidhja" në Lezhë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i VI-të i pallatit, në banesën ku banonte shtetasja K.P. 8 vjeçe,. Ndërkohë që shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.