Është ndarë sot nga jeta në moshën 82-vjeçare, akademiku Farudin Hoxha, ish-ministër i Ndërtimit dhe projektues i shumë veprave hidroenergjetike në Shqipëri.

Akademia e Shkencave iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesorit Farudin Hoxha.

Edhe ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, ai nuk reshti për asnjë ditë së kontribuari për vendin me mendimet dhe këshillat e tij të vyera.