SHBA, 22 korrik 2014 – Ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare aktorja Skye Mçole Bartusiak.

Ajo u bë e njohur në vitin 2000 me interpretimin e saj përkrah Mel Gibson në filmin “The Patriot”.

Vdekja e 21-vjeçares është konfirmuar nga mamaja e saj, e cila ka thënë se e kishte gjetur trupin e së bijës në shtëpinë e saj në Housten.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, por dyshohet për një krizë epileptike. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/