Kinemaja meksikane ka rënë në zi. Mediat vendase kanë publikuar sot lajmin e ndarjes nga jeta të aktores së famshme meksikane María Rubio, e njohur për shumë role në serialet televizive meksikane.
Mësohet se aktorja është ndarë nga jeta të enjten në Mexico City, në moshën 84-vjeçare. Rolet e saj në kinema janë të panumërta.
Më shumë se 20 seriale në film dhe teatër, Rubio u kthye në një prej aktoreve më të pëlqyera dhe më të paguara të rrjetit të prodhimeve meksikane Televisa (prodhuesi më i madh i serialeve në gjuhën spanjolle).





