TIRANË,2 tetor 2013-Ndërroi sot jetë në moshën 87-vjeçare, aktorja e njohur e kinemasë dhe teatrit, Drita Pelingu.
Artistja mbarti me vete një karrierë më shumë se 60 vjeçare në aktrim, regjisur dhe pedagogji. Për herë të fundit u duartrokit në skenën e Teatrit Kombëtar në interpetimin e shfaqjes “Përjetësisht dashuria”.
Aktorja lindi në qytetin e Vlorës në vitin 1926 dhe e filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946.
Aktorja vlerësuar me titullin “Artiste e Merituar” , “Mjeshtre e Madhe e Punës” e çmime të shumta, numëron role pa fund ne kinema e teatër, që në kohën e fillimeve të Teatrit.
Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek “Tana” (1958), e më pas tek “Njeriu me top”, “Kur hidheshin themelet”, ku interpreton rolin e Budës, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Radiostacioni”, “Përtej mureve të gurta”, “Fjalë pa fund”, “Shpresa”, etj.
Pelingu ka luajtur mbi 120 role në teatër dhe kinematografi. Mban titullin “Artiste e Merituar” që nga vitit ’86, ndërsa në vitin ’96 ështe fituese e çmimit kombetar “Ismail Qemali (çmimi)”. Me titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës ajo u nderua pesë vjet të shkuara.
Ndërron jetë “Artiste e Merituar”, Drita Pelingu
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shpresë për pacientët me Parkinson, terapia e re staminale rrit sinjalizimin e dopaminës në tru!
“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama
Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari
Po përjetoni një ndarje të dhimbshme? Ja 3 këshillat që duhet të ndiqni për të kapërcyer këtë etapë të vështirë





