LONDER, 21 mars 2013 – Në Britaninë e Madhe u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare shkrimtari James Herbert, një nga autorët më të njohur të zhanrit horror.
Romani i tij i parë "Minjtë" (ang. “The Rats”) u botua në vitin 1982. Kjo vepër fantastiko-shkencore, e cila bën fjalë për historinë e minjve njeri-ngrënës që sulmuan Londrën, i solli James Herbert famë të menjëhershme: që tre javët e para të daljes së botimit në dritë u shitën 100 mijë kopje të romanit. Në të njëjtin vit libri u ekranizua.
James Herbert ka shkruar gjithsej 23 romane.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





