Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme babai i Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Lajmin e ka bërë të ditur kjo e fundit me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan: “U prefsh në paqe ba”.
Pak ditë më parë ishte kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tregoi se babai i ministres ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Manastirliu ka probleme, ajo është nënë e dy vajzave, është bijë e një babai të sëmurë, por nuk harron t’i përkushtohet punës. Babai i saj është në gjendje të rëndë, po lufton me vdekjen,”– tha Veliaj ndër të tjera.





