Bashkëshorti i Tom Ford është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.
Ishte vetë Tom Ford që njoftoi ndarjen nga jeta të bashkëshortit të tij prej 35 vitesh, Richard Buckley.
Richard vdiq për shkaqe natyrale në shtëpinë e tij dhe pranë në momentet e fundit të jetës kishte djalin e tyre. 60-vjeçari Ford, i cili ka një pasuri me vlerë 500 milionë dollarë, u takua me Buckley në një shfaqje të modës në New York në 1986.
Ata qëndruan të lidhur për më shumë se tre dekada dhe u martuan zyrtarisht në vitin 2014, menjëherë pasi martesa brenda të njëjtit seks u legalizua në SHBA
Çifti gjithashtu ka një djalë tetëvjeçar, Alexander John ‘Jack’ Buckley Ford