Saturnino de la Fuente burri më i vjetër në botë sipas librit të rekordeve Guinness ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 112-vjeçare. De la Fuente vdiq në shtëpinë e tij në Leon, një qytet i Spanjës veriperëndimore.
Ai kishte lindur në një lagje të Leonit më 11 shkurt 1909, dhe u shpall nga Libri i rekordeve Guinness si burri më i vjetër në botë sepse kishte mbushur plot 112 vite. De la Fuente ishte këpucar dhe filloi të punonte në moshën 13-vjeçare në një kompani këpucësh, tregojnë mediat spanjolle.
Ai i kishte mbijetuar gjithashtu gripit spanjoll i cili u përhap dhe la mijëra viktima në 1908-n, bashkë me bashkëshorten e tij Antonia me të cilën kishte 7 vajza, 1 djalë dhe 22 nipër dhe mbesa. Saturnino de la Fuente pritej të festonte 113-vjetorin muajin e ardhshëm.





