Ka vdekur në moshën 78 vjeçare ish-senatori zviceran Dick Marty, ka bërë të ditur partia e tij, Partia Demokracia e Lirë (FDP).
Marty ishte anëtar i Këshillit të Evropës dhe Komisionit të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut.
Si hetues special për Këshillin e Evropës, në Kosovë Marty u bë i njohur pasi hartoi raportin për këtë vend në vitin 2011.
Ai kishte pretenduar se në Kosovë ka pasur trafikim organesh dhe disa vjet pas raportit të tij ishte themeluar Gjykata Speciale me seli në Hagë ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)./ REL