Ka ndërruar jetë ditën e sotme Etmond Llabani, i cili ishte komanduar si drejtor i Burgut të Durrësit më 15 janar, pas shkarkimit të drejtorit Indrit Cërrloj, për shkak të arratisjes të Altin Ndocit.
Llabani pësoi një hemorragji cerebrale më 19 janar, kur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT. Një muaj më vonë, Llabani u transferua për mjekim më të specializuar në Itali, pas kërkesës së familjarëve.
Dy ditë më parë, bashkëshortja e tij, lutej që shoku i jetës së saj dhe babai i tre engjëjve të tyre, t’ia dilte mbanë. Por për fatin e keq ai nuk mundi që të shpëtonte.
Në një status në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet për këtë humbje:
“Lamtumirë, Etmond!
Pas një beteje të vështirë me shëndetin, kolegu ynë i nderuar, ish- drejtori i komanduar në IEVP Durrës Etmond Llabani u largua përgjithmonë nga kjo botë, por kujtimi i tij do të jetojë tek të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.
Etmondi ishte një njeri me vlera të çmuara njerëzore, i dashur e kudogjendur për të dhënë kontributin e tij, një koleg i palodhur e mbi të gjitha një baba i dashur e i përkushtuar.
I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes, miqëve e shokëve dhe kolegëve të tij ![]()





