Vajza 21-vjeçare nga Chania, e cila mbeti e plagosur rëndë nga një makinë e drejtuar nga një 26-vjeçar shqiptar në Selanik në orët e para të së martës nuk ia doli dot.

Sipas informacioneve, ka ndërruar jetë pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm, në spitalin Papageorgiou ku u shtrua në reaminacion pas një sërë operacionesh, kryesisht në kokë. Familja dhuron organet.

‘‘Ajo ishte një fëmijë mrekulli që në lindje dhe kur u largua donte të bënte edhe një mrekulli’’,- thotë nëna e saj.

26 – vjeçari, pasi përplasi vajzën në rrugën “Egnatia” në qendër të Selanikut, e la të plagosur në rrugë. Pritet të dalë nesër para gjykatës në datë 28 nëntor.