Një vogëlushe 2 muajshe ka ndërruar jetë nga meningjiti. Mjekët e spitalit të fëmijëve në Edinburg thanë se vogëlushja Amber Rafferty vuante nga kapsllëku dhe e mbajtën vetëm disa orë në spital, ndërkohë që kishin gabuar, pasi ajo kishte meningjit në fazë të hershme.

Pas disa kontrolleve dhe një mjekimi prindërit e saj, Veronica Rafferty dhe Scott Rafferty u konsultuan me mjekun dhe ai i rekomandoi që nuk ishte më e nevojshme që vogëlushja të qëndronte në spital. Por, ajo ndërroi jetë disa orë më vonë, raporton “Metro”.

Prindërit e Amber akuzuan spitalin për neglizhencë pasi ajo nuk është trajtuar siç duhet nga mjekët. Sipas prindërve vajza ka pasur meningjit në fazën e hershme dhe duhej trajtuar, por mjekët e kanë nxjerrë menjëherë nga spitali. Edhe pse ata e çuan Amber menjëherë në spital dhe mjekët tentuan ta kthenin në jetë ishte e pamundur, pasi zemra e saj kishte pushuar përgjithmonë.