Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit i burgosuri Dritan Zhura.

Burime nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Durrës konfirmojnë për “DurrësLajm” se Zhura ka ndërruar jetë në spital në moshën 53-vjeçare, pasi prej muajsh ishte në reanimacion në gjendje të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, Zhura nuk ka qenë asnjë ditë në institucionin e vuajtjes së dënimit, pasi që nga momenti i arrestimit në kuadër të operacionit “Tempulli” ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve në spital.  

M.B.