Një 79-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të premteje në Durrës.
Sipas policisë, I.S., ka pësuar arrest kardiak, sapo ka rënë në kontakt me ujin.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr.13, tek “Rrota e Kuqe”.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 13 Durrës, në vëndin e quajtur “Rrota Kuqe”, shtetasi I. S., 79 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur për tu larë në det.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.





