Një 49 vjeçar i paraburgosur në burgun e Korçës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në repartin e Reanimacionin Qendror të QSUT-së.
Aurel Sabriu ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin.
Me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake.
I paraburgosuri Aurel Sabriu ishte arrestuar për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë nga Komisariati i Policisë.