Një shtetas 32-vjeçar ka ndërruar jete ne Spitalin Rajonal te Fierit, i cili u paraqit ne gjendej kritike, pas ishte qelluar me armë zjarri. Policia ben me dije se ai eshte shtetasi Altin Kadhe, 32 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël” dhe dyshohet se eshte veteplagosur.
“Në datën 09.09.2017, rreth orës 13:10, në Spitalin Rajonal Fier është sjellë nga familjarët shtetasi A.K, 32 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël”, Fier, i cili dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri në banesën e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes” thuhet ne njoftim.





