Ndërron jetë ish-kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi.
Mësohet se ai ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit. Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru.
Ai fillimisht ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi.