IZRAEL, 11 janar 2014  – Nderron jete  ish-kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, në moshën 85-vjeçare, pasi kishte kaluar 8 vjet në gjendje kome pas një iktusi. Ariel Sharon ishte kryeministri i 11 i Izraelit. Një veteran i dhjetra betejave në radhët e ushtrisë izraelite, ku madje edhe është plagosur rëndë, ai ndërtoi figurën e një lideri karizmatik dhe ngjiti shkallët e politikës gradualisht deri kur më 7 mars të vitit 2001 erdhi në pushtet ku qëndroi deri më 4 janar të 2006-ës kur u godit nga sëmundja dhe ra në koma. 

Ariel Sharon (emri i vërtetë i të cilit është Ariel Shainerman), i njohur dhe me pseudonimin Arik, ka lindur në një familje emigrantësh rusë, më 27 shkurt 1928 në Kfar Malal, rajon që më vonë u bë shteti i Izraelit në vitin 1948. Që në moshë të re nisi një karrierë të gjatë në ushtrinë izraelite. 
 Për shkak të linjës së tij të ashpër ka fituar pseudonimin "Skifteri" por edhe "buldozeri". 

Sëmundjen e tij mjekët ia faturuan shëndetit të tepërt. Që prej 1980 ai vuante nga obeziteti, madje edhe bënte shaka me të sa në një rast në një deklaratë publike tha: “Unë e dua jetën, por më shumë dua ushqimin”.