Emily Goldberg u bë e njohur si partnerja e DJ më të famshëm në botë Avicit i cili i dha fund jetës në vitin 2018 në moshën 28-vjeçare, një lajm në atë vit që tronditi jo pak botën e showbizz-it.
Ajo ka ndërruar jetë për shkak të embolia pulmonare, e cila ka të bëjë me bllokimin e njërës prej arterieve në mushkëri. Për shkak të bllokimit të rrjedhës së gjakut në mushkëri të shkaktuar si rezultat i mpiksjes së gjakut, embolia pulmonare mund të rezultojë fatale.
34-vjeçarja kishte që nga viti 2022 që luftonte me sëmundjen e kancerit, por vitin e kaluar ajo bëri të ditur se e kishte fituar betejën me këtë sëmundje.
Emily Goldberg ishte partnerja e fundit e DJ-it të famshëm suedez, Avicii, i cili vendosi t’i jepte fund jetës në vitin 2018, pasi vuante nga depresioni dhe kishte probleme serioze me varësinë nga droga.