Ndërron jetë ish zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton Berisha. Gjatë karrierës së tij politike, Anton Berisha ka shërbyer edhe si ambasador i Republikës së Kosovës dhe si zv.ministër i Punëve të Jashtme.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

Përmes njoftimit familjarët e Berishës bëjnë me dije se ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë ndërroi jetë sot 2 janar 2025 si pasojë e një sëmundjeje.

Njoftimi i familjes:

Të dashur familjarë dhe miq,

Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona.

Homazhet do të mbahen nesër (3 Janar) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.

Varrimi i tij do të bëhet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike. Ndërsa e pamja do të mbahet më 4 janar në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.