24 prill 2015 – Kompozitori i mirënjohur Agron Xhunga ka ndërruar jetë sot në moshën 69-vjeçare, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Xhunga është nderuar me disa çmime në festivalet shqiptare të këngëve, ku ndër kompozimet e tij më të njohura përmendim: “Si lule maji”, “Të dua”, “Në ekranin e televizorit”, etj.

Homazhet për të do të mbahen sot në orën 16:00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/