Ndahet nga jeta kompozitori i mirënjohur i Fierit, por jo vetëm Nikollaq Bulo.
Nikollaq Bulo u shua në moshën 83-vjeçare dhe ishte kompozitori i qindra këngëve për fëmijë e të rritur, popullore apo dhe qytetare.
Bulo mban autoresinë e krijimit të Bandës Frymore të qytetit Fierit, Orkestrës Simfonike të këtij qyteti, Ansamblit Myzeqeja, është kompozitor i mirënjohur në shkallë vendi dhe pjesëmarrës si i tillë në shumë prej festivaleve të RTSH.
Ai është nismëtari i festivaleve për fëmijë e të rritur në Fier.
Jeta e trazuar në sistemin diktatorial, nuk mundi të frenonte talentin dhe pasionin e Nikollaq Bulos si një muzikant i talentuar dhe lider në qytetin myzeqar .
Bulo mban titujt e lartë: Nderi i Qarkut Fier dhe vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri”.





