Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Çungur të Pejës ku për pasojë ka mbetur një person i vdekur dhe një tjetër i lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçiklisti, të cilët kishin marrë lëndime.
Njëri prej tyre s’ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Sipas mediave kosovare, viktima e aksidentit tragjik është Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Besart Kelmendi – Gjesti, njëherësh fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.





