Ish-presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf ka vdekur në moshën 79-vjeçare.
Musharraf mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 1999.
Ai drejtoi vendin nga viti 2001 deri në vitin 2008. Gjatë kësaj periudhe ai i mbijetoi tentativave të shumta për vrasje. Ai mbështeti “luftën kundër terrorit” të SHBA-së pas 11 shtatorit, pavarësisht kundërshtimit të brendshëm.
Në vitin 2008, pas humbjes së thellë në zgjedhje, u largua jashtë vendit. U rikthye në vitin 2013 për të rikandiduar, por u arrestua ‘për tradhti të lartë’ dhe nuk u lejua të përfshihet në zgjedhje dhe u largua nga vendi gjashtë muaj më vonë.
Gjenerali u largua nga Pakistani për në Dubai në vitin 2016 për të kërkuar trajtim mjekësor dhe që atëherë jetonte në mërgim.





