Ka ndërruar jetë nga koronavirusi një 44-vjeçare me banim në Durrës.

Mësohet se viktima ishte me profesion farmaciste dhe punonte në Fushë-Krujë.

Ajo është konstatuar me COVID-19 para disa ditësh dhe ka qenë e shtruar në spitalin Infektiv, aty ku edhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme.