Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ish-legjenda e portës së Dinamos. Ish-portieri dinamovit Ilir Luarasi është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Francë ku jetonte prej vitesh shkruan TCH.
Luarasi ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare, ai pati një karrierë të shkëlqyer me skuadrën e Dinamos, klub ku edhe u formua. Në vitin 1976 Ilir Luarasi u afrua në ekipin e parë të Dinamos, përkrah legjendave Çoçoli, Sejdfini, Zëre, Përnaska, Ballgjini, Targaj, Marko, Demollari, etj.
Luarasi mbrojti për 11 vjet portën e Dinamos, deri në vitin 1987 dhe mbahet mend për karizmën dhe klasin e tij. Luarasi është përfshirë edhe në ekipin kombëtar, ku ka luajtur 2 ndeshje, por për shkak problemeve politike të kohës, nuk mundi të jetë gjatë pjesë e kombëtares.
Në karrierën e tij Luarasi numëron shumë kupa dhe kampionate të fituar me Dinamon.





