Ish-presidenti i Serbisë, ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Milan Milutinoviç, ka ndërruar jetë të dielën, më 2 korrik, në moshën 81-vjeçare, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

“Ai kreu funksionet më të rëndësishme gjatë periudhës më të vështirë të historisë së Serbisë. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij”, tha Ivica Daçiç

Milan Milutinoviç shte Sekretar i Arsimit dhe Shkencës i Serbisë (1977-1982), drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë (1983-1987), ambasador i Jugosllavisë në Greqi (1989-1995), pastaj ministër federal i punëve të jashtme (1995- 1997) dhe president i Serbisë nga dhjetori 1997 deri në dhjetor 2002.

Pas përfundimit të mandatit të tij presidencial, në dhjetor 2002, ai u dorëzua në Tribunalin e Hagës, ku u akuzua për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë. Por më 26 shkurt 2009, ai u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Kujtojmë se Milutinoviç nënshkroi Marrëveshjen e Dejtonit në emër të Republika Srspka në dhjetor 1995.