Pele, mbreti brazilian i futbollit i cili fitoi tre Kupat e Botës dhe u bë një nga figurat më të rëndësishme të sportit të shekullit të kaluar, ka ndërruar jetë të enjten.

Sipas Associated Press, Pele u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare.

Ai i ishte nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021.