Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare ikona e modës, Rosita Missoni, e cila me bashkëshortin e saj Ottavio krijuan një nga shtëpitë më të famshme të modës në botë.
Rosita mbylli sytë përgjithmonë të mërkurën e 1 janarit në shtëpinë e saj në Sumirago, në veri të Italisë, në moshën 93-vjeçare. Vdekja e saj u konfirmua sot nga Angela Mariani, menaxherja e komunikimit e Missonit.
Rosita dhe Ottavio, të njohur për modelet shumëngjyrëshe me vija që karakterizonin shtëpinë Missoni, filluan rrugëtimin e tyre të përbashkët në modë në vitin 1953.
Nga një biznes i vogël familjar, shtëpia e Missoni u shndërrua në një atelietë nga më të rëndësishmet në botë, duke e bërë Milanon kryeqytetin e modës të nivelit të lartë italiane.
E lindur në vitin 1931 në Golaseça , Rosita u rrit në një familje me një traditë të hershme në artin e krijimit të veshjeve. Ajo ka thënë se qysh në moshë të vogël përvetësoi njohuri dhe estetikë nga fabrika e familjes.
Dizajni i saj i parë me material leshi ishte rezultat i këtyre përvojave. Rosita u takua me Ottavion në 1948 në Londër dhe në 1953 u martuan. Së bashku ata krijuan një botë plot kreativitet dhe ngjyra.