5 dhjetor 2013- Një prej personazheve më të famshme në botë, Nelson Mandela ka ndërruar jetë. Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma njoftoi mbrëmjen e së enjtes se Mandela ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare.
“Ka ndërruar jetë dhe tanimë ai është në paqe”, tha Zuma ndërsa shprehu keqardhje për faktin se vendi ka humbur një nga bijtë më të mëdhenj dhe qytetarët kanë humbur babain e tyre.Anëtarë të familjes u mblodhën pranë tij, dy ditë pasi vajza më e madhe e Mandela-s bëri të ditur se ai ishte duke luftuar me kurajo, edhe pse gjendej në atë që e quajti “shtrati i vdekjes”.Mandela kaloi afro 3 muaj i shtruar në spital, pas një infeksioni në mushkëri. 95-vjeçari udhëhoqi tranzicionin e Afrikës së Jugut nga regjimi i minoritetit të bardhë të viteve 1990, pasi kishte kaluar më parë 27 vjet në burg.Mandela është vlerësuar me çmimin Nobel për Paqe në 1993, si dhe u zgjodh si president i Afrikës së Jugut, i pari me ngjyrë, në vitin 1994. Ai dha dorëheqjen vetëm pas 5 vjetësh në këtë post.





