Një turist polak ka humbur jetën në plazhin e Durrësit, mesditën e sotme. Sipas informacioneve paraprake të bëra me dije nga policia, 72- vjeçari Marec Wieczorcieëcz, dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është futur në det, si pasojë e një ataku kardiak.
72- vjeçari kishte ardhur me pushime së bashku me familjen e tij në qytetin e Durrësit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





