Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës foshnja 2-muajshe që u dërgua me urgjencë për mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes kritike.

Foshnja mbërriti më 13 mars në gjendje të rënduar dhe mësohet se ka ndërruar jetë disa orë pasi ka mbërritur në QSUT, pasi pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të jetojë.

Nga ana e grupit hetimor, konfirmohet se materialet për rastin janë dërguar në prokurorinë e Korçës, ku gjatë hetimeve do të zbulohet nëse shkak i vdekjes ka qenë kequshqyerja apo ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund të ketë pasur që në lindje.