Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Vlorës, ku një foshnjë 5-ditëshe ka ndërruar jetë. Policia thotë se dyshohet për shkak të mjekimit të pakujdesshëm, ndërsa ngjarja ka ndodhur në datën 4 tetor.
Policia thotë se ka nisur hetimet për mjeken, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë.
Doktoresha me inicialet I.C 53 vjeçe akuzohet për “mjekim të pakujdesshëmn”.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore”, njofton policia.