Një person, ende i paidentifikuar ka gjetur vdekjen një ditë më parë në një spital në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është një endacak rreth 55 vjeç, i cili u gjet në rrugë nga punonjës të spitalit.

“Më datë 31.08.2021, në spital, ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar, (endacak), rreth moshës 55 vjeç, i gjetur nga punonjësit e stafit mjekësor, në rrugën “Endri Keko”. Gjatë këqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.