Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 35 vjeçari, Kristi Plluska, i cili u aksidentua mesditën e sotme pranë fshatit Bulgarec në Korçë, ndërsa drejtonte furgonin e Postës Shqiptare.

Plluska nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra. Furgoni të cilin e drejtonte Plluska u përplas fillimisht me një automjet tip Benz dhe më pas goditi një pemë.

35-vjeçari mbeti i bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrjë nga automjeti i dëmtuar.