Gjendet e pajetë një e moshuar në Himarë. Mësohet se bëhet fjalë për nënën e peshëngritësit Pirro Dhima, trupi i së cilës ishte pranë kazanëve të rakisë afër banesës.
“Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak.”, njoftoi policia.
Dyshohet se gruaja ka 3-4 ditë që ka ndërruar jetë pasi trupi i saj kishte filluar të dekompozohej.





