Ernest Jusufi, i cili mbante detyrën e drejtori të birrës “Peja” mësohet se ka ndërruar jetë ditën e martë.

Jusufi ishte i infektuar me Covid-19, dhe ka ndërruar jetë në Shkup.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”.

“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.

Jusufi ishte i angazhuar në industrinë e ushqimit që nga viti 2005. Ai ka shërbyer edhe si drejtor ekzekutiv i Devolli Distrubution.