Ish-ministrja e bujqësisë, Themie Thomai ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ishte prekur nga COVID-19.

Thomai humbi jetën nga komplikacionet që pësoi pasi u prek nga virusi.

Thomai ka drejtuar një nga ministritë më të rëndësishme gjatë periudhës komuniste, nga viti 1976 deri në 1989-n, duke u bërë ministrja më jetëgjatë e Bujqësisë në Shqipëri.

Po ashtu Thomai ka qenë përveç roleve të mëparshme në bujqësi edhe anëtare  e Komitetit Qendror të PPSH-së.