Një tjetër humbje është shënuar ditën e sotme në radhët e bluzave të bardha. 

Adhon Polena ka ndërruar jetë nga Covid në moshën 75-vjeçare.

Mjeku mësohet se ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me Covid-19.

Doktor Adhoni do të mbahet mend si një nga intelektualët korçar, një familjar me vlera dhe një qytetar i rrallë.

Adhon Polena është djali i doktorit të njohur ikonës së mjekësisë, Sotir Polena.