Një 21-vjeçar nga Elbasani i cili ishte infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë ditën e sotme.

I riu ka qenë i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, dhe pavarësisht përpjekjeve nuk ia ka dalë ta fitojë këtë betejë.

Mësohet se ai kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, të cilat ende nuk bëhen me dije.

Shifrat e Covid-19 gjatë ditëve të fundit në vendin tonë janë rritur ndjeshëm duke kaluar në mbi 300 raste ditore. Dje Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë infektuar 302 persona si dhe janë shënuar 3 viktima.