35-vjeçari Julian Buzo, me profesion montazhet në media ka ndërruar jetë prej COVID-19.
Buzo i cili jetonte në Elbasan sapo ishte bërë baba në janar, teksa fillimisht pas infektimit u shtrua në spitalin e këtij qyteti, por kur gjendja u rëndua, u nis drejt Tiranës.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe sakrificës së tij, ai nuk mundi ta mposhtë virusin. Buzo njihej edhe si bashkëshorti i gazetares Odeta Gjevori.
Juliani la pas shumë dhimbje e lot, duke hidhëruar pa masë familjen e tij dhe gjithë të afërmit, miqtë dhe kolegët. Julian Buzo sapo ishte bërë babai i një vajze.





