Majlinda Ilirjani, mami pranë Spitalit të Elbasanit ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga Urdhri i Infermierëvë në Shqipëri, të cilët njoftojnë se Majlinda ushtronte profesionin e mamisë me një eksperiencë 30 vjeçare

POSTIMI I PLOTË

Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani.

Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta.