Mundësi i ri, Sobushi nga Japonia ka ndërruar jetë nga koronavirusi në moshën 28-vjeçare. Ai rezultoi pozitiv me COVID-19 një muaj më parë teksa u shtrua menjëherë në spital. 

Megjithatë, ai nuk u arriti t’i bëjë ballë këtij virusi, i cili ka ‘pushtuar’ globin edhe pse mjekët bënë përpjekje të mëdha për ta shpëtuar sportistin e ri.

Sobushi e nisi karrierën e tij në vitin 2007 si anëtar i klubit ‘Tadakagawa’, dhe në veçanti nuk kishte ndonjë sukses të madh. “Ai luftoi deri në fund kundër kësaj sëmundje dhe ne si shoqatë i shprehim ngushëllime familjes së tij”, ka thënë kreu i shoqatës së sipërpërmendur.