Ka ndërruar jetë pacienti 69-vjeçar me Covid-19, i cili një ditë më parë u hodh nga kati i tretë i spitalit Infektiv në kryeqytet.

Shtetasi Reshat Grembi, nga qytetit i Fierit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Grembi ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Covid 1 dhe ndodhej në terapi intensive, ndërsa pas aktit ekstrem pësoi dëmtime të mëdha.

Ky është rasti i katërt kur pacientët me koronavirus vetëflijohen duke u hedhur nga lartësia. Tre rastet e mëparshme kanë ndodhur në Sanatorium, që shërben si spitali Covid 2.