Këngëtarja e njohur Mary Wilson nga “Supremes” ka humbur jetën në moshën 76-vjeçare. Ajo vdiq papritmas të hënën në mbrëmje në shtëpinë e saj në Las Vegas ku lajmin e bën të ditur publicisti i saj.
Mary ishte e njohur më së miri për bashkë-themelimin e “Supremes” në moshën 15-vjeçare së bashku me Diana Ross dhe Florence Ballard në Detroit. Ajo qëndroi me treshen “Motown Records” deri në shpërbërjen e saj në 1977.
Vetëm dy ditë para vdekjes së saj, Mary ngarkoi një video në kanalin e saj në YouTube për të thënë se po planifikonte të lëshonte muzikë të re.
Ajo tha se kishte punuar me “Universal Music” për lëshimin e materialit solo, përfshirë albumin e pa publikuar Red Hot, të cilin e regjistroi në vitet 1970.
Mary u martua me ish-menaxherin e “Supremes”, Pedro Ferrer në 1974 dhe ata u divorcuan në 1981.Në 1994, djali 14-vjeçar i ish-çiftit Rafael u vra dhe Mary u plagos.
Shkaku i vdekjes së këngëtares nuk është konfirmuar ende dhe publicisti i saj tha se shërbimet e varrimit do të jenë private për shkak të COVID, por një shërbim përkujtimor do të mbahet më vonë gjatë vitit.





